Berisha ndryshon mendje, bëhet me protestuesit dhe nis kritikat për investimin në Zvërnec: Rama firmosi lejen e zhvillimit kur toka është në proces gjyqësor
Nuk kaluan më shumë se shtatë ditë nga protesta e parë në bulevard dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndryshuar tërësisht qëndrim për Zvërnecin. Fillimisht u shpreh pro investimit dhe kërkoi transparencë nga ana e Qeverisë, ndërkohë që tani që protesta po hyn në javën e saj të dytë, Berisha ka vendosur ta mbështesë atë plotësisht. Në një reagim të sotëm, lidhur me qëndrimet e kryeministrit ndaj protestuesve, Berisha u doli në mbrojtje këtyre të fundit dhe i mëshoi fort një prej kërkesave të tyre për anulimin e vendimeve që kërcënojnë mjedisin. Berisha i konsideroi protestat më të fuqishme kundër Ramës, teksa shtoi se ky i fundit “firmosi lejen e zhvillimit në prani të konflikteve gjyqësore mes palëve”. “Edi Rama përdori sot monologun...
Burimi:
top-channel.tv