“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan
Përgatitjet e Norvegjisë për çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë janë shqetësuar sërish, pasi skuadra u detyrua të ndryshojë hotel vetëm një natë pasi ishte akomoduar. Sipas mediave britanike, futbollistët norvegjezë janë ankuar te drejtuesit e ekipit për zhurmën e madhe të shkaktuar nga rruga përballë hotelit dhe nga një kantier ndërtimi aty pranë. Federata Norvegjeze paraqiti një ankesë zyrtare pranë FIFA-s dhe, brenda rreth dy orë e gjysmë, ekipi u transferua nga Dalmar Hotel në Fort Lauderdale drejt një hoteli tjetër, për të siguruar kushte më të përshtatshme për përgatitjet. Problemet me akomodimin vijnë në një moment delikat për Norvegjinë, pasi skuadra është përballur edhe me një valë gripi që ka prekur disa lojtarë që nga dita e diel. Trajneri i Norvegjisë,...
Burimi:
ntv.al