Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

Skuadra e Didier Deschamps ka repartin ofensiv më të fortë në këtë Kampionat Botëror. Kjo vërtetohet edhe nga fakti se pothuajse të gjithë kundërshtarët zgjedhin të mbrohen me bllok të ulët, duke u përpjekur të mbyllin sa më shumë hapësirat dhe t’ua pamundësojnë francezëve zhvillimin e sulmeve. Në pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani në Botëror, Franca ka treguar se është në gjendje të përshtatet me skenarë të ndryshëm gjatë lojës dhe të gjejë zgjidhje edhe përballë mbrojtjeve të organizuara mirë dhe shumë të ngjeshura. Në këtë analizë do të shpjegojmë parimet taktike që i lejojnë Francës të gjejë vazhdimisht dobësitë në strukturat mbrojtëse të kundërshtarëve dhe pse është kaq e vështirë të ndalet “makineria” aktuale e Deschamps. Struktura bazë e “Les Bleus” Sistemi kryesor...