HIPOTEKA E DURRËSIT NË TËRMET/ 12 masa sigurie për ish-zyrtarë dhe përfitues pronash, në dosje edhe emra me histori procedimesh
Skandali i Hipotekës së Durrësit merr përmasa edhe më të rënda, pasi pas 12 masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Durrësit ndaj ish-funksionarëve dhe personave të dyshuar si përfitues pronash, në qendër të vëmendjes dalin edhe emra që nuk janë të panjohur për drejtësinë. Hetimi, që mësohet se ka zgjatur rreth katër vite, ka zbuluar dyshime për një skemë të tjetërsimit të tokave shtetërore përmes falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Por ajo që e bën edhe më alarmante këtë dosje është fakti se mes personave ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie është edhe Adrian Kona, ish-zv.drejtor në Kadastrën e Durrësit, i cili sipas burimeve dhe raportimeve të mëparshme rezulton të ketë pasur procedime...
Burimi:
ntv.al