Arti kërkon më shumë vëmendje, artistët kritikojnë financimin: Më shumë buxhete dhe mbështetje për krijimtarinë

Arti kërkon më shumë vëmendje, artistët kritikojnë financimin: Më shumë buxhete dhe mbështetje për krijimtarinë

Nga Julia Vrapi Artistët kërkojnë më shumë mbështetje për krijimtarinë dhe institucionet e artit në vend, duke kërkuar rritje të buxheteve dhe përmirësime ligjore që ndihmojnë fushën e artit. Herë pas here në reagimet e tyre ata i janë drejtuar institucioneve përfshirë Ministrinë e Kulturës me kërkesa për më shumë vëmendje për zhvillimin e artit në vend. Në vijim kompozitori Miron Kotani dhe tenori Rudi Sata shprehin shqetësimet e tyre për këto problematika, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit të kulturës dhe financimit të saj. Për kompozitorin Kotani krijimtaria muzikore shqiptare ka nevojë për më shumë vëmendje, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së veprave të krijuara deri më sot dhe mbështetjes së brezit të ri të kompozitorëve. “Për krijimtarinë shqiptare, e para duhet risjellë në vëmendje...