Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë
Policia ka arrestuar rojën private që u përplas me protestuesin në Zvërnec një ditë më parë, teksa ka reaguar për rastin edhe kompania e cila ka marrë përsipër projektin në këtë zonë. “Zvërnec South Adriatic Development” në reagimin e saj sqaron se kompania private e sigurisë ishte kontraktuar për të garantuar sigurinë e zonës private. Kompania, e cila ka marrë përsipër projektin, vijon më tej se “pas ekzaminimit të materialeve është e papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri”, teksa u bën thirrje organeve kompetente të kryejnë një hetim të plotë e të paanshëm të ngjarjes dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës. “Pasi kemi shqyrtuar me përgjegjësi të plotë materialet e bëra publike mbi sjelljen e pajustifikueshme të shoqërisë së sigurisë, kompania “Zvërnec...
Burimi:
top-channel.tv