LIGA E KAMPIONËVE – Paris, natë terrori! Përleshje, vjedhje, të plagosur dhe 416 arrestime pas triumfit të PSG-së

LIGA E KAMPIONËVE – Paris, natë terrori! Përleshje, vjedhje, të plagosur dhe 416 arrestime pas triumfit të PSG-së

Nata e festës së triumfit të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve u kthye në kaos në Paris, me përleshje, vjedhje dhe arrestime masive. Ajo që shpesh shoqëron festimet e mëdha të PSG-së, edhe këtë herë nuk mungoi, duke lënë pas një bilanc të rëndë. Ndërsa shumica e tifozëve festuan me gëzim fitoren e dytë në Champions League, problemet e rendit publik ishin të shumta. Bilanci i natës shënoi 416 arrestime në të gjithë territorin kombëtar, nga të cilat 283 vetëm në kryeqytet. Nuk munguan as vjedhjet dhe plaçkitjet, veçanërisht në zonën e Champs Elysées, ku u mblodh një numër i madh tifozësh menjëherë pas vërshëllimës finale të ndeshjes në Budapest. Mes tifozëve paqësorë u përziejnë individë të dhunshëm, të cilët madje tentuan të sulmonin...