Arrestohet në vilën e tij në Palasë i kërkuari nga SPAK për inceneratorin e Tiranës
Policia e Vlorës ka zhvilluar një megaoperacion në zonën e Palasës, ku forca të shumta policore kanë rrethuar një vilë. Sipas burimeve për A2 CNN, gjatë operacionit është arrestuar Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) që prej vitit 2024, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Nallbani dyshohet se akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e arrestimit dhe veprimet e tjera të ndërmarra në...
Burimi:
gijotina.com