Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, terreni i thyer dhe bimësia vështirësojnë ndërhyrjen
Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq në Gjirokaster duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Zjarri është i ndarë në dy vatra aktive, me një perimetër të përgjithshëm rreth 4 km. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bëjnë ndërhyrjen dhe afrimin e mjeteve zjarrfikëse tepër të vështirë. Në të njëjtën zonë janë evidentuar edhe para një jave tre vatra zjarri. I gjithë shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë së MZSH Gjirokastër ndodhet në vendngjarje duke ndërhyrë dhe monitoruar situatën në vazhdimësi. Për përballimin e situatës dhe forcimin e operacionit, priten forca shtesë zjarrfikëse, vullnetarë dhe ushtare, të cilat do të angazhohen në ndihmë të operacionit për vënien nën kontroll të zjarrit....
Burimi:
gijotina.com