Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600 mijë persona kthehen në shtëpitë e tyre në Liban

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600 mijë persona kthehen në shtëpitë e tyre në Liban

Më shumë se 600,000 libanezë të zhvendosur janë kthyer në shtëpitë e tyre që nga armëpushimi i fundit i arritur në fund të qershorit midis Izraelit dhe grupit pro-iranian Hezbollah. Armiqësitë e mëparshme kishin zhvendosur më shumë se një milion njerëz, tha sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Grupi shiit e futi Libanin në luftë më 2 mars duke nisur një sulm ndaj Izraelit dhe duke thënë se po vepronte në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit në sulmet SHBA-Izrael ndaj Republikës Islamike, në luftën që filloi më 28 shkurt. Izraeli u përgjigj duke kryer një fushatë të madhe sulmesh ajrore dhe një operacioni tokësor, ndërsa intensifikoi urdhrat e evakuimit për zona të tëra të Libanit jugor, gjatë më shumë se tre muajve...