Finlanda do të blejë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore nga Suedia
Ministria e Mbrojtjes e Finlandës ka bërë të ditur se vendi planifikon të porosisë sisteme tokësore të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi nga Suedia. “Ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, ka autorizuar Forcat e Mbrojtjes së Finlandës të blejnë sisteme tokësore të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër RBS 70 NG nga kompania suedeze Saab. Ky prokurim do të forcojë mbulimin territorial të mbrojtjes ajrore tokësore në të gjithë Finlandën”, njoftoi ministria finlandeze. Ministria thekson se sistemi RBS 70 NG është një version i avancuar i sistemit të lëvizshëm raketor tokë-ajër të Forcave të Mbrojtjes së Finlandës, duke shtuar se sistemi i ri do të rrisë aftësitë e vendit për t’u përballur si me mjetet ajrore pa pilot, ashtu edhe me ato me pilot....
Burimi:
syri.net