Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin e Nord Stream kur të vendosë për anëtarësimin e Ukrainës
Kremlini deklaroi këtë të premte se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë përfshirjen e dyshuar të Ukrainës në shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream, kur të vendosë për anëtarësimin e Kievit në bllokun evropian. Deklarata u bë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Prokuroria Federale e Gjermanisë ngriti akuza ndaj një ish-oficeri të ushtrisë ukrainase në lidhje me shpërthimet e ndodhura në shtator të vitit 2022. Sipas autoriteteve gjermane, ish- oficeri akuzohet për bashkëpunim në kryerjen e sulmit dhe për veprim në emër të entiteteve shtetërore ukrainase. Duke komentuar zhvillimin, Peskov e cilësoi ngjarjen si “një akt terrorist kundër infrastrukturës kritike të Bashkimit Evropian”. “Ky është një fakt shumë i rëndësishëm dhe të gjitha vendet e BE-së duhet ta marrin parasysh kur diskutojnë perspektivën...
Burimi:
vizionplus.tv