SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin në 1 korrik nga BKH në Durrës të Adi Çobës, personit të dyshuar si kreu i një organizate kriminale të trafikut të kokainës në Itali. Gjatë arrestimit, Adi Çobës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me vete, me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua përmes një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit. Ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt Italisë. Njoftimi i SPAK: SPAK dhe DIA e Barit arrestojnë në Durrës të shumëkërkuarin e Operacionit “Ura” Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit arrestuan më 2 korrik në Shkozet, Durrës, shtetasin...