Armë të ‘prodhuara’ në Shqipëri? Këlliçi – Nufit: Heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore…pyet shefe Belën

Armë të ‘prodhuara’ në Shqipëri? Këlliçi – Nufit: Heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore…pyet shefe Belën

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ku ka shpjeguar edhe kërkesën e tij drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku kërkon shpjegime për armatimin që qenka prodhuar në Shqipëri e që sipas ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi qenka në përdorim sot “diku në konflikte”. Këlliçi jep detajet e kërkesë së tij dhe denoncon heshtjen e institucioneve për këtë skandal të madh ku është i përfshirë miku i Ramës, Ron Yeffet. “Ermal, heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore! Kur zgjedh t’i shërbesh pushtetit të Edi Ramës në dëm të interesit publik, kujtoje rregullin e vjetër të politikës se ai që pranon të bëhet ushtari i mbretit për të mbuluar zullumet e tij, nuk arrin dot deri...