Bisedat e financieres Aida Vokli, çuan në kontrollin e 5 “Call- Centërave”,te Xhoni Hitaj, Igli Margjini e Algers Mahilaj
Elton Qyno - Syri.net Hapja dhe më pas këqyrja e një aparati telefonik, që policia i sekuestroi financieres, Aida Vokli, ka çuar prokurorinë e Tiranës në zbulimin e disa pika “Call-Centëri” në zonën e “Liqenit të Thatë” dhe zona të ndryshme të Tiranës. Vokli, është bashkëjetuesja e Ledio Toçit, person ky i proceduar dhe shpallur në kërkim nga ana e prokurorisë së Tiranës. Përmes komunikimeve telefonike që ka kryer e hetuara, Aida Vokli, janë zbuluar disa kontrata për marrje me qëra të ambjenteve në Tiranë, çmimet e tyre, organizatorët kryesorë që drejtonin rrjetin e mashtrimit përmes bursave on-line dhe deri tek lista e punonjësve dhe emrit të (Shefit) të kësaj skeme mashtrimi. Duke zbuluar këto komunikime dhe adresat e vendeve, ku ishin marrë me qera...
Burimi:
syri.net