Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake

Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan këtë të martë Deklaratën e Samitit të Ankarasë, ku riafirmuan angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, duke theksuar se një sulm ndaj një aleati konsiderohet sulm ndaj të gjithë Aleancës. Në deklaratë thuhet se uniteti, solidariteti dhe forca kolektive mbeten baza e paqes, sigurisë dhe prosperitetit për rreth një miliard qytetarë të vendeve anëtare, ndërsa NATO konfirmon se do të vijojë qasjen e saj të mbrojtjes dhe parandalimit në të gjitha drejtimet. Liderët e Aleancës vlerësuan se Rusia vazhdon të përbëjë një kërcënim afatgjatë për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik, ndërsa terrorizmi mbetet një rrezik i vazhdueshëm. Në këtë kuadër, u theksua se aleatët po zbatojnë angazhimet e marra në Samitin e Hagës për...