15-vjeçari fitoi medaljen e arit në matematikë, Berisha: Loris Qosja i zbardhi faqen, vetes, familjes dhe kombit!

15-vjeçari fitoi medaljen e arit në matematikë, Berisha: Loris Qosja i zbardhi faqen, vetes, familjes dhe kombit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka përgëzuar nxënësin Loris Qose për suksesin e tij në arenën ndërkombëtare, pasi fitoi medaljen e artë në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad, ku morën pjesë përfaqësues nga 56 shtete. Në një postim në Facebook, Berisha e cilësoi 15-vjeçarin si një talent të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar arritjen e tij si një krenari për Shqipërinë. “Miq, një urim të përzemërt nga të gjithë ne për fenomenalin Loris Qosja! Tjetër medalje ari në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad. I zbardhi faqen, vetes, familjes dhe kombit!”, shkroi Berisha. Loris Qose, nxënës i shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik, ka shënuar një sërë suksesesh ndërkombëtare, pasi më herët fitoi edhe medalje ari në Matematikë dhe medalje bronzi në Kimi në...