Analiza për revistën italiane: ‘Albanian Files’ tregon se Rama është ‘Kumbari’ që ka kontroll absolut mbi Shqipërinë
Kryeministri i kontestuar po e transformon Shqipërinë ndërtesë pas ndërtese: me një sërë arkitektësh yje të huaj, asnjë shqiptar, dhe me ligje shumë lejuese. Libri ‘The Albanian Files’ e tregon këtë qartë. Nga Lajdi Sulaj, RIVISTA STUDIO Ndërsa sheshet shqiptare po ngjyrosen rozë dhe po vlojnë prej më shumë se një muaji në një protestë popullore spontane dhe të pandalshme – një mobilizim kolektiv pa precedent në tridhjetë vitet e fundit – brenda institucioneve zhvillohet një narrativë krejt e kundërt, e bazuar në vetëlavdërim. Ky paradoks u materializua më 3 qershor në Tiranë, gjatë inaugurimit të edicionit të dytë të festivalit të arkitekturës ‘Bread and Heart’, me prezantimin e librit ‘The Albanian Files’ (Lars Müller Publishers, redaktuar nga Anneke Abhelakh). Tetëqind faqe, 523 projekte arkitekturore,...
Burimi:
sot.com.al