Rritet numri i pushuesve në Durrës/ Vendas dhe të huaj ‘dynden’ në bregdetin shqiptar
Plazhi i Durrësit po i afrohet pikut të sezonit turistik, ndërsa numri i pushuesve shtohet nga dita në ditë. Bregdeti pret pushues vendas por edhe turiste te huaj. Përgjatë vijës bregdetare funksionojnë si hapësira private me shërbime të organizuara, ashtu edhe plazhe publike, duke u ofruar qytetarëve mundësi të ndryshme për të kaluar ditët e nxehta të verës. Pushuesit shprehen përgjithësisht të kënaqur me kushtet që ofron plazhi i Durrësit, duke vlerësuar pastërtinë, shërbimet dhe atmosferën. Megjithatë, ata evidentojnë edhe disa mangësi, si nevoja për më shumë hapësira publike, përmirësimin e infrastrukturës në disa zona, shtimin e koshave të mbeturinave dhe tualete publike. Operatorët turistikë raportojnë rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve krahasuar me javët e para të sezonit, ndërsa rezervimet pritet të arrijnë...
Burimi:
sot.com.al