“Për një muaj ka pasur pesë aksidente në këtë zonë”/ Denoncon, deputeti Ndoja: Njerëzit kërkojnë shërbimin e detyruar
Deputeti i PD, Arjan Ndoja ka denoncuar gjenden e rëndë të rrugëve në lagjen ‘Durrësi i ri’ ku mbrëmë dy të rinj u aksidentuan rëndë. Arjan Ndoja: Të nderuar miq! Kjo është gjendja e rrugëve, kanaleve, pusetave, ndriçimit dhe mbetjeve urbane në Lagjen “Durrësi i Ri”, Rrugët “Azem Hajdari” dhe “ Vala e Detit”. Mbrëmë dy persona u aksidentuan me motorçikletë dhe janë në gjendje të rënduar shëndetësore nga dëmtimet e pësuara! Për nje muaj ka pasur pesë aksidente në këtë zonë. Njerëzit kërkojnë shërbimin e detyruar, por të munguar nga Bashkia Durrës. Këta banorë kanë të drejtë të jetojnë si të gjithë banorët e tjerë të Durrësit! Ne si Parti Demokratike do punojmë që ky shërbim me ndërrimin e drejtimit të Bashkisë të sigurohet...
Burimi:
sot.com.al