Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk është hapur për qarkullimin e automjeteve. Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërit prej mjeteve. Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili e ka bërë të mundur lirimin e të lënduarës. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe ekipet e urgjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.