Francën/ Temperaturat e larta detyrojnë autoritetet të kufizojnë oraret për Kullën Eiffel, Luvrin dhe Muzeun Orsay
Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Francën kanë detyruar autoritetet të kufizojnë oraret e disa prej atraksioneve më të vizituara në Paris, përfshirë Kullën Eiffel, Muzeun e Luvrit dhe Muzeun Orsay. Sipas njoftimit të kompanisë që administron Kullën Eiffel, monumenti do të mbyllet më herët sot dhe të dielën, në orën 16:00, në vend të orës 00:45, për shkak të parashikimit të temperaturave shumë të larta. Edhe Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të mbyllet në orën 16:00 deri të hënën, ndërsa Muzeu Orsay do të mbyllë dyert në orën 17:00 deri të mërkurën. Luvri bëri të ditur se, megjithëse disa pjesë të ndërtesës janë natyrshëm më rezistente ndaj vapës, objekti mbetet i ndjeshëm ndaj temperaturave të larta dhe ende nuk është plotësisht i përshtatur...
Burimi:
syri.net