Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin për herë të parë shkollën në klasën e parë dhe klasën e dhjetë, përmes portalit e-Albania. “Deri më datë 31 korrik kemi afatin për ta kryer regjistrimin, është shumë e rëndësishme që ju ta ndiqni të gjithë udhëzimin me kujdes për të parë cilat janë shkollat më afër vendbanimit tuaj dhe që ju shfaqen në sistem. Kjo na ndihmon të gjithëve nëse e bëjmë në kohë, të planifikojmë më mirë dhe të organizohemi më mirë, për orët dhe mësuesit që do t’u japin mësim fëmijëve tuaj në shkollat tona nga veriu në jug. Prandaj ju uroj proces të mbarë, mos e lini për ditën e...
Burimi:
javanews.al