Nga Luan Shabani në Leonidas Sabanis, postimi i Pirro Dhimës që riktheu plagën e vjetër të sportit shqiptar

Nga Luan Shabani në Leonidas Sabanis, postimi i Pirro Dhimës që riktheu plagën e vjetër të sportit shqiptar

Një fotografi. Disa rreshta urimi. Mjaftuan kaq që në rrjetet sociale të rikthehej një nga historitë më të ndjeshme të sportit shqiptar. Faqja në Instagram pyrrospyrros, e lidhur me figurën e legjendës së peshëngritjes Pirro Dhima, publikoi një postim kushtuar ish-kampionit Leonidas Sabanis, duke e cilësuar “shok sportiv dhe bashkudhëtar për një jetë”. Në tekst përmendet rrugëtimi i tij në Greqi, medaljet olimpike dhe karriera me ekipin kombëtar grek. Por mungon një detaj që për shqiptarët është thelbësor: Leonidas Sabanis lindi si Luan Shabani, në Korçë, dhe sukseset e para ndërkombëtare i arriti duke përfaqësuar Shqipërinë. Medalja e parë evropiane që Shqipëria nuk e harron Përpara se të bëhej medalist olimpik për Greqinë, Luan Shabani kishte hyrë tashmë në historinë e sportit shqiptar. Në Kampionatin...