PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të komisionit për “Territorialen”, PS kundër! Balla: Treni i orës 7 pa 5 iku

PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të komisionit për “Territorialen”, PS kundër! Balla: Treni i orës 7 pa 5 iku

Taulant Balla TIRANË-Partia Demokratike depozitoi sot zyrtarisht kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, por kërkesa është kundërshtuar nga mazhoranca në Kuvend. Kërkesa e firmosur nga bashkëkryetari i këtij komisioni, Luçiano Boçi, bazohet në argumentin se objektivat kryesore të projektkalendarit nuk janë realizuar ende dhe se vendimmarrja nuk mund të përmbyllet pa garantuar, sipas tij, një proces të plotë konsultativ dhe pa marrë një opinion zyrtar nga Këshilli i Evropës.  “Në cilësinë e Bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, bazuar në Vendimin nr. 75/2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kërkoj zgjatjen e mandatit të Komisionit me 3 (tre) muaj, si dhe të vijojë...