Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar, pasi rebelët Houthi të mbështetur nga Irani pretendojnë se kanë sulmuar dy cisterna saudite të naftës në Detin e Kuq, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë vijuar sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane. Dje çmimi i një fuçie nafte arriti në 95 dollarë, duke shënuar një rritje prej 5% brenda 24 orëve, por ekziston frika se ky sulm mund ta rrisë edhe më tej çmimin e naftës. Sipas deklaratës së zëdhënësit ushtarak të Houthive, Yahya Saree, grupi ka goditur cisternat Encelia dhe Layla me dronë dhe raketa, duke i akuzuar ato për shkeljen e asaj që e cilësojnë si “embargo detare” ndaj Arabisë Saudite. Ai tha se operacionet detare do të vazhdojnë. Agjencia shtetërore saudite e lajmeve raportoi se...
Burimi:
javanews.al