PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!
Partia Demokratike kërkon zgjatjen e afateve sa i takon Komisionit për Reformën Territoriale, me diskutime të mëtejshme mes palëve. Këtë e konfirmoi edhe bashkëkryetari demokrat në këtë komision, Luçiano Boçi. “Puna duhet të vazhdojë në seanca dëgjimore”, ishte apeli i tij. Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të PS, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se kërkesa e PD për zgjatjen e afateve nuk pranohet, duke theksuar se kanë ‘humbur trenin’. “I ngjan kërkesës së një udhëtari që ka humbur trenin para një jave. Kishit ardhur këtu në datë 16, e kishim diskutuar. Pse munguat në datë 16? Treni ka ikur, e keni humbur, biletë tjetër nuk ka”, iu përgjigj socialisti Taulant Balla, duke theksuar se ky proces nuk mund të kthehet mbrapsht. Gjatë turit...
Burimi:
javanews.al