Adrian Devolli: Filmat e Kinostudios janë pasuri kombëtare, restaurimi i tyre është domosdoshmëri
Nga Julia Vrapi Restaurimi i filmave shqiptarë mbetet një çështje e rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Artistë të ndryshëm shprehen se filmat shqiptarë mbartin vlera artistike që duhen vlerësuar dhe ruajtur. Për këtë arsye, kërkohet që procesi i restaurimit të mos kufizohet vetëm në projekte të veçanta, por të vijojë për filmat që kanë nevojë për ndërhyrje restauruese në fondin e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit. Sipas artistit Adrian Devolli, i cili ka interpretuar edhe vetë në dy filma të prodhuar nga Kinostudio para viteve 1990, ky proces duhet të mbështetet nga shteti dhe të shihet si një investim për ruajtjen e trashëgimisë filmike shqiptare. Piktori Adrian Devolli thekson se filmat shqiptarë, pavarësisht periudhës kur janë krijuar, mbeten pjesë e trashëgimisë kulturore dhe kërkojnë...
Burimi:
sot.com.al