Adoptimi i euros në Shqipëri, procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

Adoptimi i euros në Shqipëri, procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

“Po për të dhënë shtëpi me qira, shitur e blerë bëhet të gjitha në euro. Ne shqiptarët e kemi çik maninë që i përqafojmë shpejt e shumë gjërat e reja.” Leku është monedha zyrtare e Shqipërisë, por qytetarët e përdorin po aq sa edhe lekun. Veç supermarketeve apo qendrave tregtare, me monedhën europiane mund të paguash kudo, përfshirë taksinë e berberin. Kjo pritet ta lehtësojë kapërcimin e vendit nga leku drejt euros. Adrian Civici, pedagog, ekspert për ekonominë, shprehet: “Në momentin që do të vendoset që Shqipëria do të adoptojë euron, lihet një periudhë tranzitore, e cila zakonisht zgjat disa muaj, për t’i dhënë kohë ekonomisë, institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve të përshtaten me monedhën e re. Gjatë kësaj periudhe qarkullojnë paralelisht si leku ashtu edhe...