Revolta në ditën e 48-të/ Nis protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata, Rama të japë dorëheqjen!
Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u stacionuan para godinës së Kryeministrisë, duke konfirmuar se revolta e nisur prej javësh nuk ka ndërmend të ndalet. Organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe, ndërsa ritheksojnë se kërkesa kryesore mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i kastës politike që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada. Mesazhi i protestës u bë edhe më i qartë në ditën e 47-të, kur organizatori Edison Lika deklaroi se lëvizja nuk do të hyjë në asnjë negociatë dhe nuk do të lejojë askënd ta përfaqësojë politikisht. “Kjo...
Burimi:
sot.com.al