Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një dyqan dhe ka marrë paratë e xhiros ditore. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16. Sipas njoftimit të policisë, autori arriti të merte shumën prej rreth 100 000 lekësh të rinj dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Pas vjedhjes, policia arriti ta identifikonte dhe ta vinte në pranga. Policia gjithashtu ka ndarë pamje nga momenti i vjedhjes dhe të arrestimit të tij. Njoftimi i policisë: “Durrës/ Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan të një kompanie celulare. Falë reagimit të menjëhershëm të Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, kapet në kohë rekord...