4 milionë euro për të shpëtuar koncertin, Tela: Llogaritë dështuan, qeveria bleu biletat
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është menaxhuar projekti i një koncerti gjigant në Tiranë, ku janë dhënë nga qeveria 4 milionë euro nga paratë publike për blerjen e biletave. Tela deklaroi se projekti ishte planifikuar mbi pritshmërinë e një pjesëmarrjeje prej 60 mijë personash, por llogaritë e fizibilitetit nuk rezultuan të sakta dhe një pjesë e konsiderueshme e biletave mbetën të pashitura. Sipas tij, përballë rrezikut që eventi të dështonte, qeveria ndërhyri përmes një vendimi për të financuar biletat që do të shpërndaheshin falas. “4 milionë euro bileta ka blerë qeveria”, u shpreh Tela, duke theksuar se kjo shumë nga fondet publike ngre pikëpyetje në një kohë kur sektorë...
Burimi:
syri.net