Zjarr i madh në një fushë në Durrës, flakët rrezikojnë banesat në lagjen 16

Zjarr i madh në një fushë në Durrës, flakët rrezikojnë banesat në lagjen 16

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe toke në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, duke rrezikuar edhe disa banesa pranë zonës së përfshirë nga flakët. Nga pamjet e siguruara nga SYRI TV, duket se flakët janë afruar ndjeshëm pranë banesave, duke krijuar shqetësim te banorët e zonës. Zjarri ka përhapur re tymi, ndërsa vatrat e tij kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave përreth. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe sipërfaqja e përfshirë nga flakët.