Beleri ‘sulmon’ Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!
Fredi Beleri ka shfrytëzuar podiumin e Parlamentit Europian për të hedhur vrer kundër integrimit të Shqipërisë. Nga Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, në Parlamentin Europian, Beleri tha se vendi ynë ka probleme serioze në fushën e drejtësisë dhe të zbatimit të vendimeve gjyqësore. Ai tha se ka gjyqtarë në Shqipëri që kanë çështje penale të hapura në vendet fqinje (duke nënkuptuar gjyqtaren Irena Gjoka). Sipas Belerit, kreu i PD Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta janë përballur gjithashtu me ato që ai i cilësoi si padrejtësi të sistemit të drejtëisë. “Kur miratojmë ligje, është e rëndësishme gjithashtu që të shikojmë që ka edhe probleme të rënda edhe gjetkë. Ne shohim që autoritetet po hasen me këto probleme. Shohim probleme në fushën e Drejtësisë dhe zbatimin...
Burimi:
ntv.al