Samiti i Ankarasë/ Trump: Shumica e vendeve të NATO-s pranojnë objektivin 5% për mbrojtjen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në konferencën përmbyllëse me mediat, e cilësoi samitin e këtij viti të NATO-s si një ngjarje "historike", duke vënë në dukje se shumica e vendeve anëtare kanë pranuar të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ai tha se, ndonëse disa shtete nuk e kanë miratuar ende këtë objektiv, pret që edhe ato t’i bashkohen marrëveshjes në një afat të shkurtër. "Shumica e vendeve kanë rënë dakord. Ka ende disa që nuk e kanë bërë, por besoj se do ta bëjnë shumë shpejt", u shpreh Trump. Sipas tij, gjatë takimeve të zhvilluara është diskutuar për përparimin e vendeve anëtare në përmbushjen e objektivit të ri për rritjen e investimeve në mbrojtje. Trump...
Burimi:
syri.net