12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, policia në kërkim të autorit! Shakaj dyshohet se ka ndryshuar pamjen

12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, policia në kërkim të autorit! Shakaj dyshohet se ka ndryshuar pamjen

Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të jetë i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Bazuar në provat e mbledhura, Policia e Tiranës, pak ditë pas zhdukjes së të riut, deklaroi se Koçi dyshohet se është eliminuar fizikisht nga miku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë, Armand Shakaj, vijon të jetë në kërkim, ndërsa për arrestimin e tij është angazhuar jo vetëm Policia e Tiranës, por edhe struktura të tjera policore. Kërkimet janë shtrirë në të gjithë vendin, ku po zhvillohet një punë intensive hetimore me metoda speciale, me qëllim vënien në pranga të 41-vjeçarit. Arrestimi i tij do t’i hapte rrugë edhe gjetjes së trupit të Eglant Koçit, i cili dyshohet se është...