Marrëveshja SHBA-Iran nxjerr në pah përçarjet në Teheran! Kush e mbështet dhe kush e kundërshton
Pavarësisht arritjes së memorandumit të mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit në rajon, përplasjet brenda udhëheqjes iraniane mbeten të forta dhe mund të ndikojnë në zbatimin e marrëveshjes në muajt e ardhshëm. Dokumenti pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten në Zvicër, por në Teheran ekzistojnë qëndrime të ndryshme mbi lëshimet që duhet të bëjë Irani dhe kufijtë që nuk duhet të kalohen gjatë negociatave me Uashingtonin. Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk ka mbajtur ende një qëndrim të drejtpërdrejtë mbi marrëveshjen. Në deklaratat e publikuara në emrin e tij është theksuar rëndësia e ruajtjes së kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit, si dhe mbrojtja e programit bërthamor dhe raketor iranian, të cilat konsiderohen “pasuri kombëtare”. Një rol...
Burimi:
javanews.al