OMONIA e akuzoi për sulm verbal ndaj kolegut Redi Muçi, reagon Ardit Bido: Po përpiqeni t’i impononi protestës teza politike
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas deklaratës së OMONIA-s në mbështetje të Redi Muçit dhe Lëvizjes Bashkë, duke pretenduar se qëndrimi i organizatës së minoritetit grek konfirmon, sipas tij, lidhjet politike dhe ideologjike mes palëve. Në një reagim publik, Bido ngriti pyetjen se çfarë lidhjeje ka OMONIA dhe Vangjel Dule me Redi Muçin dhe Lëvizjen Bashkë, duke theksuar se është e pakuptueshme që një organizatë e minoritetit grek të dalë në mbrojtje të një lëvizjeje që ai e cilëson si marksiste dhe neokomuniste. Deputeti socialist sqaroi se nuk ka asnjë qëndrim kundër minoritetit grek dhe se marrëdhëniet e tij me komunitetin minoritar në jug të vendit kanë qenë gjithmonë korrekte. Sipas tij, reagimi i OMONIA-s nuk ishte i papritur, pasi prej ditësh...
Burimi:
javanews.al