Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ultimatumi i Ramës për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas
Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn në një fazë intensive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit drejtues në nivel vendor. Gjatë paradites së kësaj të marte në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës. Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i thelluar i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën, raporton gazetari i News 24, Fatmir Popja....