“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve
Kryeministri Edi Rama thotë se gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve të dhunshëm, përfshirë edhe të mitur. Nga Ministria e Arsimit, me ministren Mirela Kumbaro, Rama u shpreh se do të shihet mundësia e uljes së moshës për dënimin penal. “Gjykata i ka konsideruar arrestimet, e ligjshme. Prindërit nuk do mbeten jashtë kësaj përgjegjësie, për të paguar dëmet që bëjnë fëmijët e tyre. Kjo nuk shkon kështu. Është i mitur dhe nuk duhet të mbajë përgjegjësi. Ky është instrumenti i forcës së shtetit. Na duhet instrumenti i këmbënguljes së shtetit”, theksoi ai.
Burimi:
javanews.al