Ulja e TVSH-së në 6% për produktet bazë, shtohen uji dhe produktet higjienike për gratë e fëmijët! “Ekonomia” voton ndryshimet, edhe Opozita pro
Uji, produktet e higjienës menstruale për gratë dhe pelenat për fëmijët janë përfshirë në listën e produkteve që do të kenë TVSH të reduktuar në 6%, sipas ndryshimeve të miratuara nga Komisioni i Ekonomisë në projektligjin për TVSH-në, pjesë e paketës fiskale të Buxhetit 2027. Një nga propozimet e miratuara është ai për produktet e higjienës menstruale, për të cilin deputeti socialist Erion Braçe ka katër vite që kërkon me ngulm uljen e TVSH-së. Gjatë diskutimeve në komision, Braçe theksoi se kjo masë është në përputhje me direktivën e Bashkimit Europian. Ndërkohë, deputeti Çakërri kërkoi që në listën e produkteve me TVSH 6% të përfshihej edhe uji, duke argumentuar se kostoja për buxhetin nuk është e madhe. “Teksa flasim për buxhetin social, nuk mund të...
Burimi:
javanews.al