Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Rusia dhe Ukraina e kanë nisur këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia, duke i këmbyer qindra ushtarë dhe civilë në një proces që pritet të vazhdojë gjatë fundjavës, thanë të premten zyrtarët e të dyja vendeve. “Po i kthejmë njerëzit tanë në shtëpi”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në Telegram. “Pjesa e parë e marrëveshjes për këmbimin 1.000 personave për 1.000 persona, është zbatuar”, tregoi ai. Zelensky tha se janë këmbyer 390 persona nga secila palë dhe se shkëmbimi pritet të vazhdojë më 24 dhe 25 maj....
Burimi: Opinion.al