Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ujërat e ndotura në Bunë, Ujësjellës-Kanalizime në Shkodër do të investojë në një impiant
Ujërat e ndotura që derdhen në mënyrë të pakontrolluar në mjedis të hapur, lumenj apo det vijojnë të mbeten një problem madhor dhe nevoja për investime në impiante e lartë.Shkodra duket se do të investojë së fundmi për një të tillë në përpjekje për të eliminuar derdhjet e këtyre ujërave në lumin Buna.Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër sh.a paraqiti pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit përmbledhjen jo teknike mbi këtë projekt teksa në vijim pritet që të mblidhen edhe komentet dhe sugjerimet lidhur me të.Sipas dokumentit thuhet se aktualisht, nuk ekziston një sistem i shëndetshëm dhe mjedisor për largimin e ujërave...