Burimi:
Telesport.al

UFC-314: Volkanovski rikthehet kampion bote, mund Lopes dhe fiton titullin që ishte vakant
👁10340
Luftëtari australian Alexander Volkanovski rikthehet kampion bote në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg). Në eventin UFC-314, zhvilluar në Majemi, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve rivalin brazilian Diego Lopes, dukr rifituar gjerdanin që e pat humbur në shkurt të vitit të kaluar. Në fakt, titulli i këtij Divizioni ishte prej kohësh vakant. Një përballje e fortë me 5 raunde, ku australiani arriti të fitojë falë përvojës së tij. Të tri gjyqtarët i dhanë atij fitoren: 48-47, 49-46, 49-46, ndërkohë që Lopes nuk arriti të bëjë hapin final drejt titullit. Për australianin kjo është fitorja e 27-të në karrierë (ka...