UEFA Youth League, raundi i dytë: Partizani mposhtet 6-0 në ndeshjen e parë
28 Tetor 2026 18:04 Telesport Partizani U-19 zhvilloi ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League ndaj skuadrës çeke Hradec Králové, në një takim të luajtur në Shtëpinë e Futbollit, që përfundoi me fitoren 6-0 të miqve. Skuadra e kuqe mbërriti në këtë fazë të kompeticionit pasi kaloi me sukses raundin e parë, duke eliminuar skuadrën malteze Valletta me rezultatin e përgjithshëm 6-0 në dy ndeshjet e zhvilluara. Në përballjen e sotme, Hradec Králové kaloi në avantazh në minutën 45’+1 me Matuška. Në minutën e 58-të, Partizani mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Nelës. Më pas, Fejgl në minutën e 64-t, Halama në të 68-tën dhe Ponikelský në të 76-tën shënuan për miqtë, ndërsa Ayomide...
Burimi:
telesport.al