UEFA U21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët, Shqipëria gati për të pritur Europën

UEFA U21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët, Shqipëria gati për të pritur Europën

Shqipëria po përgatitet për një tjetër event madhor të futbollit europian, teksa janë përcaktuar 12 nga 16 skuadrat që do të marrin pjesë në finalet e UEFA European Under-21 Championship 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027. Kombëtarja shqiptare U-21 është automatikisht pjesë e turneut si një nga vendet organizatore, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën finale të një Europiani U-21. Shqipëria do të jetë kështu pjesë e një turneu që do të sjellë në vendin tonë disa prej kombëtareve më të spikatura të Europës dhe talentet e së ardhmes së futbollit europian. Deri tani, përveç Shqipërisë dhe Serbisë, kanë siguruar kualifikimin Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Norvegjia, Polonia, Portugalia dhe...