UEFA EURO U-17 2027/ Trajneri Armand Dama publikon listën e Shqipërisë dhe zbulon synimin madhor

UEFA EURO U-17 2027/ Trajneri Armand Dama publikon listën e Shqipërisë dhe zbulon synimin madhor

Pas publikimit të listës së futbollistëve të grumbulluar për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027, trajneri i Shqipërisë U-17, Armand Dama, ka folur për fshf.org, duke ndarë pritshmëritë për mini-turneun e Grupit 4, kundërshtarët dhe grupin e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë. Tekniku kuqezi vlerëson vazhdimësinë e këtij grupi, me të cilin punon prej dy vitesh, si dhe rëndësinë e përgatitjes së lojtarëve përmes projekteve të FSHF-së, veçanërisht “Elite Youth Academy”. Dama e konsideron grupin cilësor dhe me eksperiencë të përbashkët, ndërsa thekson se Shqipërinë e pret një turne i vështirë përballë tri kundërshtarëve të fortë. “Është një grup prej dy vitesh që punojmë bashkë. Janë po të njëjtët lojtarë. Një pjesë e madhe e tyre vijnë nga...