UEFA, 10.8 mln euro klubeve ruse që nga nisja e luftës. Skuadrat ukrainase: Situatë e jashtëzakonshme

UEFA, 10.8 mln euro klubeve ruse që nga nisja e luftës. Skuadrat ukrainase: Situatë e jashtëzakonshme

Pavarësisht ndalimit nga të gjitha garat ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës, klubet e futbollit në Rusi kanë përfituar më shumë se 10.8 milionë euro fonde “solidariteti” nga UEFA, sipas një raportimi të publikuar nga The Guardian. Këto pagesa janë bërë ndërkohë që pesë klube ukrainase nuk kanë marrë fonde të ngjashme, me arsyetimin se ndodhen në “zona të operacioneve ushtarake”. Fondet e solidaritetit ndahen zakonisht për klubet që nuk arrijnë të kualifikohen për kompeticionet evropiane, me synim ruajtjen e një balanci konkurrues mes ligave. Por për sezonet 2022–2023, 2023–2024 dhe 2024–2025, UEFA i ka transferuar përkatësisht 3.3 milionë, 3.38 milionë dhe 4.22 milionë euro federatës ruse të futbollit, edhe pse klubet dhe kombëtarja e Rusisë mbeten të pezulluara. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubeve...