Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Udhëtime kulturore nën kupolat e kishave dhe peizazheve unike në Dropull
Me monumentet e shumta kulturore dhe natyrore, zona e Dropullit në Gjirokastër është kthyer në një destinacion tërheqës për vizitorët. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa prej këtyre monumenteve, të cilat po tërheqin çdo ditë e më shumë vizitorë. “Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”, u shpreh Rama. Bashkia e Dropullit ka 42 monumente kulture dhe 14 monumente natyre. Vitte e fundit banorët e zonës po çelin shtëpitë e tyre si bujtina...