Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit
Trupi i pajetë i peshkatarit është gjetur pas disa orësh kërkime. 68-vjeçari me iniciale D. Q., u zhyt në ujërat e lumit Mat teksa hidhte rrjetat e peshkut. “Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa ka qenë shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili ka njoftuar se gjatë peshkimit në lumin Mat, shoku i tij, shtetasi D. Q., banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit...